Khloe Kardashian nuk e harron tradhëtinë e Tristan, vendos të jetojë e vetme me vajzën e saj
Khloe Kardashian po jeton vetëm me vajzën e saj në rezidencën që ndante së bashku me Tristan Thompson në Ohio. 33-vjeçarja po kujdeset e vetme për vajzën 6-ditëshe. Ky vendim duket se ka ardhur pas tradhëtisë së tij me disa vajza të tjera.
Pas kësaj Tristan po jeton i vetëm në një apartament afër Cleveland. Megjithatë Khloe nuk ka qenë plotësisht e vetme, sepse atë e vizitojnë shpesh nëna e saj, Kris Jenner, dhe motrat Kim dhe Kourtney Kardashian. Megjithatë Khloe këtë situatë po mundohet ta kalojë sa më lehtë.
Disa miq shumë të afërt të saj kanë treguar se ajo tani po i përkushtohet plotësisht vajzës, True.
“Po mundohet ta shijojë sa më shumë këtë moment dhe kur shikon në të shkuarën, do të shikojë vetëm me lumturi. E gjithë ç’ka ajo dëshironte ishte një fëmijë”, është shprehur mikesha e saj.