Lajme

01 March 2017

Khloe Kardashian tregon sekretin e formës së saj fizike

Khloe Kardashian në një intervistë sëfundmi ka treguar për problemet që ka pasur me vetbesimin.”Gjithmonë më kanë thënë që nuk mund të arrija përmasa të caktuara, dhe kjo më ka prekur shumë. Fillova të besoj atë çfarë të tjerët po më thonin. Por një ditë diçka brenda meje ndryshoi dhe unë nuk dëshiroja që të ndikohesha nga perceptimi i të tjerëve për mënyrën se si unë mund ose jo të dukesha.”-ka thënë 32 vjeçarja në një intervistë për revistën Your Fitness. Në një intervistë tjetër ajo ka treguar se pjesa më problematike e trupit të saj kanë qenë krahgët. Madje e ka pasur shumë kompleks të vishte bluze ose fustane që ia nxirrnin në pah krahët, pasi ata dukeshin të shëndoshë e pa strukturë të bukur. Madje edhe në palestër ditët e para ishin shumë të vështira sepse nuk po shihte rezultat. Gjithsesi falë punës së fortë ajo tani ka arritur të ketë një formë trupore thuajse perfekte e pse jo të superojë dhe motrat e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com