Kida me set të ri fotografik…
Këngëtarja shqiptare, Kida, ndryshe nga pjesa më e madhe e vipave të cilët kanë postuar vetëm foto nga festa e Halloween, ka zgjedhur të publikojë edhe sesionin e ri fotografik në rrjetin social Instagram. Ylli i talentuar duket e mrekullueshme pavarsisht se ka zgjedhur një look dhe veshje të thjeshtë. Bukuroshja e muzikës RnB së fundmi solli këngën “Harroj” në bashkëpunim me Feron që arriti numër të konsiderueshëm klikimesh. Ajo vazhdon të konsiderohet ‘single’, pasi ende s’ka konfirmuar ndonjë romancë.