Kida tha se është e virgjër . Duhet ta besojmë?
Këngëtarja ka deklaruar në një intervistë me Kelvi Kadillin , se është e virgjër dhe nuk ka kryer asnjëherë marrëdhënie intime.
“Si ka mundësi që asnjëherë nuk është shkruar diçka për jetën tënde private, si ka mundësi? S’ke pasur asnjëherë të dashur?”, e pyeti Kelvi.
“Jo nuk kam patur”, u përgjigj Kida. “Po nuk është se je e virgjër?”, e pyeti Kelvi.
“E di që ju duket interesante, por jo s’kam patur”, u përgjigj këngëtarja 21-vjeçare. “S’ke pasur asnjëherë diçka intime me dikë?”, e pyeti Kelvi.
“Jo dhe mos më pyesni më për këtë temë”, u përgjigj këngëtarja.
Kida tha se është e virgjër. Duhet ta besojmë?