Kim guxon përsëri, i kthehet look-ut shumë të diskutuar
Kur bëhet fjalë për transformimin e look-ut ajo është një nga personat më të guximësh. Flokët e saj i kemi parë të shkurtëra, të gjata, të zeza, gështenj deri edhe bjondë. Këtë të enjte Kim i është rikthyer look-ut më të përfolur të saj me të cilin ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në show-n Pranverë/Verë të Tom Ford në New York Fashion Week. Me një make-up të lehtë e me flokët bjond platin Kim shkëlqeu në tapetin e kuq të këtij eventi, në të cilin kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë latex, të zi, pas trupit që i nxirrte në pah format e saj bombastike.