Kim-it i dalin foto kompromentuese nga prapaskena
Nuk ka asnjë dyshim që Kim është ndër personat që i kushton më shumë rëndësi dukjes së saj, sidomos kur vjen puna për tapet të kuq.Fytyra e saj duket gjithmonë perfekte falë make-up artistit të saj, shqiptarit Mario Dedivanovic. Ky i fundit ka publikuar në Instagramin e tij foto nga prapa skenës së MTV VMAs, teksa shfaqet në pozicione të çuditshme krah Kim Kardashian. Ai ka treguar se kjo është një rutinë e tij pasi përpos fytyrës ai merret edhe me kurimin e pjesëve të tjera të trupit të showgirl-it.