Kim Kardashian dëshiron t’i jap fund martesës me reperin
Kim Kardashian dhe Kanye West nuk e kanë patur të lehtë vitin 2016. Kanë kaluar një sërë problemesh, që nga grabitjet, krizat psikopatike, dhe tashmë mesa duket martesa e çiftit të famshëm të showbizz-it, po merr drejtimin e gabuar, atë të ndarjes. Kim Kardashian i ka ardhur në majë të hundës dhe e ka ndarë mendjen ti kërkojë divorcin bashkëshortit të saj, pas krizës nervore që ka patur kohët e fundit. Madje ajo nuk dëshiron që fëmijët të jenë pranë tij në këto momente. Të paktën kështu është shprehur një burim për Us Weekly. Kim do të kërkojë kujdestarinë e vetme të fëmijëve. “Kim Kardashian çdo ditë e më shumë mërzitet, dhe dëshiron t’i japë fund martesës 2 vjeçare me Kanye. Gjërat po arrijnë në këtë pikë si pasojë e grabitjes në Paris dhe problemeve shëndetësore të reperit 39 vjeçar. Do i duhet pak kohë, por ajo nuk e do më këtë martesë.