Lajme

05 October 2018

Kim Kardashian hedh në gjyq truprojën pasi i vodhën miliona dollarë bizhuteri

Kanë kaluar dy vjet që nga momenti kur Kim u plaçkit në Paris por vetëm së fundmi truproja i Kim Kardashian West është paditur për 6.1 milion dollarë prej saj. Kompania e sigurimeve AIG pretendon se Pascal Duvier dhe kompania e tij “Protect Security” neglizhente mbrojtjen e apartamentit të Kim.

Në atë periudhë ishte kompania AIG, ajo e cila  pagoi për koston e bizhuterive të vjedhura në këtë incident. Pesë persona të maskuar u futën në dhomën e Kim, të veshur si oficerë policie, i vendosën një armë në kokë dhe pasi e grabitën e mbyllën në banjë. Truproja Duvier në atë kohë po shoqëronte motrat e Kardashian, Kourtney dhe Kendall, në një klub nate.

Padia e AIG-së pretendon që truproja dhe firma e tij e lanë Kim të vetme në dhomën e saj. Sipas “TMZ”, në padi gjithashtu pohohet se ka pasur shkelje të shumta të sigurisë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com