Kim Kardashian heq dorë nga luksi për ditëlindjen e saj
Kim Kardashian ka ndarë detajet, mbi planin e saj për të organizuar, një festë ditëlindjeje të “thjeshtë” me bashkëshortin Kanye West.
Ylli i famshëm do të festojë ditëlindjen e saj të 37 me burrin Kanye West me një festë të organizuar thjeshtë. “Duke u ndier sikur gjeta kuptimin e jetës, më në fund!” Shkroi Kim në rrjetet sociale të premten. “Duke festuar me Kanye këtë vit – festë e thjeshtë”.
“Mirënjohëse për pikëpamjen time të re në jetë,” vazhdoi ajo. “E kënaqur nga i gjithë ky gëzim !”
Nëna e dy fëmijëve ndau gjithashtu një gjë që ajo mezi po e pret për ditëlindje. “Ëmbëlsira për ditëlindje”, tha ajo. “Dhe gjithmonë torte nga Hansen për ditëlindje !”