Lajme

23 October 2018

Kim Kardashian: Jam mirënjohëse për grabitjen që më ndodhi, më dha një mësim të mirë për mënyrën si po jetoja

Në vitin 2016 Kim Kardashian ka kaluar një eksperiencë të hidhur pasi ra pre e një grabitjeje, Ajo ka folur së fundmi për këtë ngjarje traumatike dhe faktin sesi  gjatë incidentit, Kim u mbyll me forcë në dhomën e saj të hotelit nga pesë burra të veshur si policë. Hajdutët u larguan me bizhuteri me vlerë 6.1 milionë dollarë.

Ajo e pranon se ka qenë një periudhë aspak e lehtë dhe se ishte shumë e vështirë për të që t’i kthehej normalitetit pas incidentit. Njëkohësisht ajo e pranon se ishte dhe faji i saj për ngjarjen e ndodhur: “Unë jam tërësisht realiste. Kështu ndodh, kur poston në mediat sociale vendndodhjen, bizhuteritë, çantat, çfarë po bën, ku po shkon, makinat, gjërat. Gjithmonë flisja për gjërat e mia. Unë matesha se kush isha nga ajo që kisha. Mendova, ‘Oh, unë vlej kaq shumë”, shprehet Kim.

Kjo grabitje e bëri të reflektonte  dhe prandaj ajo është mirënjohëse për përvojën pavarësisht sa e tmerrshme ishte. Kim gjithashtu përmendi se ajo e ka rritur sigurinë e saj duke shtuar numrin e rojeve jashtë shtëpisë dhe kur ajo është në lëvizje.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com