Kim Kardashian ka sërish për të thënë diçka për tradhëtinë e Tristan
Skandali i tradhëtisë së Tristan Thompson, pak ditë përpara se të vinte në jetë vogëlushja True, ishte qendra e vëmendjes së mediave për ditë me rradhë. Ky ishte edhe moment kur motrat i qëndruan pranë njëra-tjetrës në ditët e vështira. Gjithçka kaloi dhe tashmë Khloe dhe Tristan janë ende bashkë dhe ai ka bërë paqe me ta.
Por në një intervistë për Ryan Seacrest, Kim Kardashian ka folur sërish për këtë ngjarje. “Ne u ulëm dhe biseduam hapur, pas asaj që ndodhi. Disa herë kemi filmuar dhe disa herë jo, pasi Khloe donte të kishte privatësinë e saj por ne, motrat kemi diskutuar tërë kohës se çfarë duhet të bëjmë. Gjithçka erdhi shumë papritur dhe e kishim shumë të vështirë ta komentonin, pasi përfshihet edhe një fëmijë në mes dhe për këtë arsye do e komentojmë vetëm gjatë reality show-t”, tregoi Kim.
Kim tregoi se kanë filmuar gjatë kohës që Khloe ishte duke lindur dhe se do të shfaqet gjatë sezonit të 15 të “Keeping Up With The Kardashian.”.