Kim Kardashian ka zbuluar si ka reaguar Kanye West ndaj videos së saj të seksit
Kur Kanye West së fundmi tërhoqi vëmendjen pas takimit dhe mbështetjes së Donald Trump, të gjithë prisnin që Kim t’i dilte kundër, por bashkëshortja e tij i tregoi se do t’i qëndrojë gjithmonë përkrah.
Në një intervistë së fundmi për “The Messy Truth”, Kim Kardashian foli hapur për mbështetjen e palëkundur ndaj bashkëshortit të saj. Ajo sqaroi se, Kanye e do atë pavarësisht se çfarë kanë thënë njerëzit për videon e saj duke bërë seks. Kjo është një nga gjërat që e ka frymëzuar të jetë gjithmonë krah tij.
“Ai e vendosi veten kundër botës për mua, kur të gjithë i thoshin: ‘Nuk mund të lidhesh me një vajzë që ka dalë në video seks. Nuk mund të lidhesh me një vajzë “reality-show”. Do të shkatërrojë karrierën’. Të gjithë i thanë këto. Dhe ai më thoshte mua, ‘Nuk do të më tregosh se çfarë të bëj. Do të të tregoj se gjithçka është në rregull’”, tha Kim.