Kim Kardashian me një urim special dhe plot dashuri për vajzën e Khloe-s….
E gjithë familja dhe mikeshat më të mira të Khloes ishin pranë saj në momentin më të ëmbël të sjelljes në jetë të vajzës së saj. Të gjithë motrat e saj në një farë mënyrë apo në tjetrën e uruan Khloe-n për bebushen e saj, por urimi më prekës ishte padyshim ai i Kim-it.
Në profilin e saj në Twitter ajo ka shkruar: “ Jam shumë e lumtur për ty! Vajza jote është kaq e bukur! U tregove kaq e fortë dhe e bëre të dukej gjithçka kaq e lehtë. Po pres me padurim që vajzat tona të rriten së bashku si mike të mira. Jam e lumtur që arrita të isha pranë teje dhe të jepja forcë në ato momente.”
Pas ngjarjeve të fundit mes Khloe-s dhe të dashurit të saj, motrat Kardashian po e mbështesin atë ashtu siç do të bënte çdo motër.