Kim Kardashian merr një vendim drastik
Kamerat kanë ndaluar së xhiruari për “Keeping Up with the Kardashians” sipas një raportimi të ri nga Daily Mail.
Spektakli i llojit reality show, nuk ka realizuar skena të reja që nga 3 tetori, periudhë në të cilën superstari i saj Kim Kardashian është grabitur me armë në kokë. Por që atëherë gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për familjen më të njohur e më me skandale amerikane, aq sa janë marrë masa esktreme. Bashkëshorti i bukuroshes 36 vjeçare, Kanye West është shtruar në spital me forcë pas një krize psikotike, duke detyruar Kim që të nënshtrojë familjen e saj nën një realitet tërësisht të panjohur për të. E gjithë familja ka vendosur që të marrë një pushim nga spektakli që i ktheu në familjen më të përfolur të spektaklit. Ata nuk do të xhirojnë më asgjë për gjithë pjesën e mbetur të vitit.