Kim Kardashian ndan një tjetër imazh të ëmbël të fëmijëve të saj
Kim Kardashian, së fundmi përmes rrjetit social Instagram ndau një foto të ëmbël të fëmijëve të saj North 4 vjeç dhe Saint 2 vjeç, bashkëngjitur së cilës shkroi “Fëmijët e mi”. Ata shihen në vaskë dhe tepër të buzëqeshur para kamerës.
Fotoja e publikuar ndjek serinë e imazheve që Kim ndau për të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale në Ditën e Nënës, ku në fotot e publikuara shihej edhe Çikago katër muajsh. Me gjithë vëmendjen që po i japin fëmijës së ri, Kim dhe Kanye janë gjithashtu duke u siguruar që dy të rriturit të tyre të mos iu mungojë dashuria.
“Kim dëshiron të sigurohet se North dhe Saint kanë shumë vëmendje dhe ndihen të përfshirë. Është një punë e madhe për të gjithë që të ketë një të porsalindur në familje”, tha një burim.
Duket se pjestari më i ri i familjes është i rrethuar me dashuri dhe kjo duket edhe nga postimi i Kim ku shihet North teksa puth Çikago-n butësisht në hundë dhe bashkëngjitur fotos Kim shkruan: “Ai e do atë aq shumë”.
Por Cikago nuk është fëmija i vetëm i familjes Kardashian i cili ka marrë vëmendjen në muajt e fundit. Edhe True, vajza e Khloe bëri debutimin e saj në Snapchat javën e kaluar.