Kim Kardashian reagon ndaj masakrës në Florida: Lutjet dhe ngushëllimet nuk zgjidhin asgjë…
Shtetet e Bashkuara janë tronditur sërish nga një masakër e ndodhur në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas. Një adoleshent agresor hapi zjarr duke vrarë të paktën 17 studentë e plagosur dhjetra të tjerë.
18-vjeçari ndodhet i burgosur dhe motivet e ngjarjes po hetohen teksa qindra personazhe të famshëm kanë shprehur ngushëllimet e tyre por një nga ata nuk ka qenë Kim Kardashian.
Nëna e 3 fëmijëve ka shkruar në rrjetin social Twitter se lutjet dhe ngushëllimet nuk do të zgjidhin asgjë, ato janë të kota dhe i bën thirrje qeverisë të marrë masa serioze. Ajo i kërkon që ata të bëjnë punën e tyre për të mbrojtur siç duhet amerikanët nga masakra të tilla të pakuptimta.
Postimi i saj është shoqëruar nga postime të ngjashme nga shumë personazhe të tjerë të reagojnë në këtë mënyrë dhe jo thjeshtë duke shkruar disa fjalë të bukura në rrjetet sociale si shenjë solidarizimi.