26
November
2018
Kim Kardashian. Të pathënat e sex tape
Shumë kohë më parë (2012) në një intervistë për Oprah Winfrey, Kim Kardashian do të tregonte se ajo ishte e vetëdijshme se sex tape i saj regjistruar në vitin 2007 do të shënonte kthesën që do ta bënte atë më pas shumë herë më të famshme se ishte deri në atë kohë.
Edhe pse e pranoj se në atë kohë jam ndjerë e turpëruar, më duhet të them se ajo ishte kthesa që më bëri të famshme, ndonëse më pas më është dashur të punoj dhjetë herë më shumë për t’i treguar të tjerëve se kush isha në të vërtetë.
Por gjatë puntatës së fundit të serialit të famshëm të Kardashian-ëve, Kipping Up With The Kardashians, Kim ka treguar edhe detaje që më parë duket se kanë qenë të panjohura edhe për familjarët e saj në lidhje me sex tape-n e vitit 2007.
Përpara se të xhiroja, kam marrë drogë (ecstasy) do t’i tregonte ajo gjysmë motrës së saj dhe ish kunatit, Scott Disics.
Më pas ajo do të tregonte se kjo kishte qenë hera e dytë që kishte provuar drogën. E para herë kishte qenë gjatë martesës së parë të saj në vitet 2000-2003, me producentin Damon Thomas.
|