Kim Kardashian tregon si po e përballon Khloe tradhëtinë e Tristan
Në një intervistë në studion e të famshmes Ellen DeGeneres, Kim Kardashian ka folur edhe për tradhtinë e papritur të Tristian Thompson, partnerit të motrës së saj Khloe.
Kim është shprehur e drejtpërdrejtë në qëndrimin e saj, duke thënë se e gjithë kjo situatë është shumë e papritur dhe e papranueshme. “Ajo është duke bërë më të mirën. Ju e dini që ajo është një femër e fortë. Por, kjo vërtet është një situatë e vështirë që na ka prekur të gjithëve”, është shprehur ajo.