Kim thyen përsëri rrjetin, kacaviret në pemë tërësisht e zhveshur
Falë seteve të ndryshme fotografike nëpër revista dhe fotove provokuese në rrjete sociale, Kim Kardashian di gjithmonë si ta ‘thyejë’ internetin.
Ylli televiziv ka vijuar pozat e saj në një tjetër nivel, pasi në setin e fundit fotografik, ajo ka pozuar totalisht e zhveshur, ndërkohë që gjendet në një degë peme. E vetmja gjë në trupin e saj janë çizmet e veshura dhe ♪5ensurimi i vetëm i bërë kësaj fotoje është në gjoksin e Kim, i cili modestisht mbulohet nga 2 yje (efekt).
Nëna e dy fëmijëve ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit, ditën e martë, për të zbuluar fotografitë bardhë e zi, të cilat do të jenë pjesë e librit me fotografi të Mert Alas dhe Marcus Piggott.
Bashkangjitur fotografisë së postuar, Kim ka shkruar: “Shumë e nderuar që jam fotografuar nga Mert dhe Marcus për librin e tyre të ri”.