Kim tregon të vërtetë për trupin e saj dhe celulitin
Kim Kardashian ka folur për fotografitë e shumëpërfolura, ku ajo shfaqej me celulit gjatë pushimeve në Meksikë, duke u shprehur se ato fotografi ishin të përpunuara me “Photoshop” nga paparacët.
Gjatë një interviste të dhënë për programin televiziv amerikan “The View”, ajo ka thënë: “I pash ato fotografi të tmerrshme të vetes sime kur isha në udhëtim në Meksikë dhe njerëzit i kanë përpunuar ato”.
“Nuk isha në formën më të mirë të mundshme pasi kisha plot 12 javë pa u stërvitur por paparacët i kishin përpunuar në atë mënyrë që të dukesha akoma më keq dhe më pas ato foto pushtuan median”. Ajo ka treguar rreth problemeve që kishte pasur në atë periudhë me shëndetin e saj, por që tanimë i kishte kaluar falë regjimit ushqimor dhe aktivitetit fizik.