Kimberly, bashkëshortja e Jon Tarifës shfaqet me poza joshëse në plazhet e Tajlandës
Jon Tarifa po vazhdon të bëjë karrierë muzikore në rrafshin ndërkombëtar. Përveç koncerteve dhe perfomancave anembanë globit, ai ka edhe një jetë private që e ruan me mjaft “xhelozi”.
Por, bashkëshortja e këngëtarit vazhdon të publikojë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, të cilat marrin komente pozitive. Kimberly Tarifa në fotografitë e fundit të publikuar në Instagram shihet teksa pozon në plazhet fantastike të Tailandës.
“Udhëtimi në xhungël ishte i vështirë, por për ujëvarën ia vlente”, ka shkruar bukuroshja holandeze në Instagram. Joni dhe Kimi janë martuar në një ceremoni private gjatë korrikut të vitit të kaluar.