Lajme

22 March 2019

Kimia e dashurisë/ Studimi provon se ne i zgjedhim partnerët me nuhatje dhe “qëllojmë në shenjë

Kimia luan një rol të rëndësishëm kur është fjala për përzgjedhjen e partnerit. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se ne zgjedhim partnerë gjenetikisht të ndryshëm nga vetja, duke u nisur pikërisht nga aroma karakteristike e tyre.

Studiuesit e universitetit “Diderot” në Paris arritën në konkluzionin se nëpërmjet nuhatjes, ne arrijmë të seleksionojmë partnerin/en e preferuar gjenetikisht. Studimi i publikuar në “Proceedings of Royal Society B” analizon kompleksin e histokompatibilitetit (MHC) dhe aftësinë e njeriut për ta dalluar atë përmes nuhatjes.

Studime të mëparshme kanë treguar se kafshët, përfshirë këtu edhe njerëzit, janë më të suksesshëm në aspektin gjenetik kur ata bashkohen me një partner që është gjenetikisht i ndryshëm, në disa pika që konsiderohen kyçe. Një nga këto dallime është përbërja e grupit të tyre gjenetik të MHC-së që luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e imunitetit. Kur dy njerëz me gjenetikisht të ndryshëm çiftohen, pasardhësit e tyre marrin më të mirat e të dy prindërve.

Vitet e fundit, studiuesit kanë hedhur tezën sipas të cilës njerëzit janë në gjendje të “ndiejnë” elementin MHC te një partner potencial dhe se ata kanë tendencë t’i vlerësojnë si më tërheqës ata që kanë dallime gjenetike me ta. Supozohej se nëse do të ishte kështu, i gjithë “çelësi” ishte sistemi i nuhatjes. Për të gjetur përgjigjen, ata kryen një studim më të madh dhe më të plotë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com