Kishit parë ndonjëherë kështu zebre?!
Një zebër e rrallë bionde është zbuluar në Parkun Kombëtar të Seregeti-t.
Fotografia është bërë nga Sergio Pitamitz, i cili i habitur tha:
“Në fillim mendova se ishte një zebër e cila ishte zhytur në baltë”-tha fotografi për National Geographic.
Shënjestra e fotografit ishte zebra “bionde”, e cila, sipas ekspertëve ndodh nga albinizmi, një gjendje e cila tregon se kafshët kanë më pak melaninë në lëkurën e tyre, e cila u jep atyre pigmentin biond.