Kjo nuk pritej! Bella Hadid pranon lidhjen me The Weeknd
Modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd u filmuan nga disa fansa para disa ditësh duke dalë nga një restorant i famshëm në Tokio. Bella e veshur me të bardha dhe The Weeknd me të zeza, të dy çanin turmën mes përmes, ndërsa ndiqeshin vazhdimisht nga një truprojë.
Por së fundmi modelja ‘dorëzohet” dhe pranon para gjithë fansave se ka bërë zyrtare lidhjen me këngëtarin The Weeknd.
Nga video e publikuara nga vetë Bella duket se këngëtari po bëhet gati për të xhiruar një klip të ri. Ata janë bashkë në Tokio dhe janë duke shijuar çdo moment së bashku.