Kjo video e David Beckham me vajzën e tij do e bëj ditën tuaj edhe më të bukur…
David Beckham është një futbollist legjendar dhe njëkohësisht ikonë e stilit. Ai gjithashtu ka treguar se është edhe një baba i përkushtuar.
Pavarësisht angazhimeve të shumta, David Beckham kalon një kohë shumë të gjatë më fëmijët, por më tepër me vajzën e vogël Harper, të cilën e kemi kuptuar që është “pika e tij e dobët”. Ndoshta sepse është e vogla e shtëpisë dhe e vetmja vajzë pas tre djemve.
Harper përveç se kujdeset për flokët e Viktorias, ajo tashmë ka marrë edhe një tjetër rol të rëndësishëm: të kujdeset për babain, që ai të vijojë të jetë në formën e tij më të mirë.
Beckham ka ndarë në rrjetet sociale një video teksa shihet duke ia larë flokët Harper. Shumë e përqëndruar në punën që po bënte, Harper nuk e kishte kuptuar që babi i saj po e filmonte, deri në një moment kur ai i tërheq vëmendje. Dhe rezultati final është ky…