Klaudia Pepa arrin suksesin e rradhës, imazh i firmës “Adidas”
Balerina Klaudia Pepa kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të paraqitjes së saj shumë sensuale në fotografi dhe video të publikuara në rrjetet sociale.
Së fundmi, në Instagram-in e saj Klaudia ka postuar dy fotografi e veshur e gjitha nga firma ndërkombëtare “Adidas”.
“Në setin e videos time të ardhshme. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo bashkëngjitur fotove të postuara.
Balerina ka nënkuptuar se është bërë imazh i firmës “Adidas” për një nga dyqanet më të njohura me veshje sportive në Itali, Spanjë dhe Republikën Çeke. Edhe dy shqiptare të tjera të njohura në mbarë botën, Dua Lipa dhe Rita Ora kanë qenë më parë imazh i firmës “Adidas”.