Klipi i ‘Pow Pow’ i Tayna-s është i vjedhur
Kënga e fundit e reperes që është kthyer në më të përfolurën e momentit, “Pow pow” shoqërohet nga videoja muzikore ku protagoniste është vetë Tayna, me një mur të verdhë me motive të metalta në sfond dhe një makinë të shkatërruar lejla. Në skena të tjera, Tayna gjendet në një ambient të errët, me ndriçim lejla e blu.
Sigurisht, skenat në errësirë me ndriçim me ngjyrë nuk u shpikën nga Lava Lava, por fakti që të dy këto të detaje gjenden edhe në klipin e tij, edhe në klipin e Tayna-s, ngre një fije dyshimi. Fundja, kjo është hera e dytë që Tayna akuzohet se ka vjedhur ide. Klipi i këngës “Shqipe” ngjason shumë me një video të realizuar nga Teyana Tayor për Vogue.
|
|