Klipi i tyre merr shumë dislike, ja reagimi dhe shpjegimi i dy artistëve
Kantautori Flori Mumajesi dhe reperi Elinel kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë së bashku, “Në shpirt”.
Ndërkohë që ky projekt ka marrë mjaft reagime pozitive, duket se ka dhe nga ata që duan t’i bëjnë keq dy artistëve.
Flori ka bërë një reagim në rrjetin social “Instagram”, pasi është njoftuar se kënga e tij e re ka marrë shumë “dislike” (mospëlqime) në kanalin e Youtube.
“Marrëzi, veprime të ulta të sulmosh me “dislike fake” (mospëlqime false)… “NE SHPIRT” titulli i këngës, nga shpirti ndonjëherë s’del kurrë e keqja. U detyrova ta bëja këtë postim pasi me lajmëruan për fenomenin…”, shkruan në postimin e tij Flori, i cili ka shtuar gjithashtu se kënga e re është gati.
Po ashtu edhe Elinel ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sqaron: “Eshtë normale të friksohesh prej konkurrencës, sidomos kur është më e fortë, mirëpo që ju dhemb kaq shumë dhe për mua është e habitshme, të paguash “dislike”?. Sido që të jetë ju uroj suksese me këto lëvizjet e ulta edhe shërim sa më të shpejtë”.