Lajme

27 September 2018

Klotilda Harka: Marrëdhënia me personazhet e njohur është dashuri dhe urrejtje

Në një intervistë për emisionin “Dasara Show” në TvT, edhe gazetarja e njohur Klotilda Harka ka folur për problemin e mediave sot lidhur me faktin se pse lajmet që qarkullojnë në mediat online “serviren” dhe ofrohen me lupë nga vetë vipat.

Për këtë fakt, ndryshe nga Eraldo Klotilda ka një tjetër mendim. Ajo shprehet se nuk është gjithmonë kështu pasi vipat sipas saj japin më të mirën e tyre por gazetarët eksplorojnë atë pjesë që ata përpiqen ta fshehin. Madje mund të konsiderohet si një betejë mes gazetarëve dhe vipave sepse asnjëherë gazetari sipas saj nuk bie në kurthin e tyre.

Më tej e ngacmuar nga Dasara nëse kjo betejë i fut në armiqësi me vipat aq sa ata të heqin dorë nga të dhënit intervista vetë Klodiana shprehet se marrëdhënia me personazhet e njohur është dashuri dhe urrejtje dhe paraqitet mjaft e komplikuar.

Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com