KLUBIT TE KOPJACEVE I SHTOHET KENDRICK LAMAR
Mesa duket Katy Perry nuk është e vetmja artiste që kohët e fundit merr shuplaka nga një padi për të drejtat e autorit.
Kendrick Lamar është i fundit që zbarkon në telashe për marrjen e mostrave të pahijshme në “Keisha’s Song (Her Pain)”.
Sipas VIBE U.K. kompani e Woolfsongs Limited, puna e së cilës manaxhohet nga Eric Woolfon dhe grupi i tij i muzikës, The Alan Parsons Project mbushi një kërkesë padi duke pretenduar se kënga “Old and Wise” e grupit, ishte imituar në mënyrë të jashtëligjshme .
Billboard raporton që përpjekjet e paditësit për të gjetur një zgjidhje për cështjen Lamar, ishin të padobishme . Përpjekjet nisën që në prill të vitit 2014, por në ankesë thuhet që nuk ka rezultuar asnjë zgjidhje dhe të pandehurit ende nuk kanë reaguar.
Ndërkohë që padia ndaj Lamar kërkon një shpërblim kompensues ndaj dëmeve, ajo ndaj Katy Perry synon përfitime dhe dëme statutore. Sic është raportuar më parë, Perry po paditet nga një grup kristian rrepi, Flame, që pretendon se ylli popit ka “grabitur” këngën e tyre “Joyful Noise” për “Dark Horse” duke e shndërruar kështu tingullin e tyre në paganizëm dhe magji.
Të dyja paditë kanë nevojë për një vendim gjyqësor të menjëhershëm, por që mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.