Kodak Black thyen dënimin dhe riburgoset
Reperi Kodak Black është dënuar me 364 ditë pas hekurave pasi ka shkelur arrestimin e tij në shtëpi.Ylli, emri i vërtetë i të cilit është Dieuson Octave, u shpall fajtor për shkeljen, që përfshinte shkuarjen në një klub striptizmi në Miami-Dade dhe një boks në Ohajo pa autorizimin e oficerit të tij të provës, muajin e kaluar.Black i cili ka qenë në burgun kryesor të Broward që nga fundi i shkurtit, mund të jetë i lirë përsëri brenda 30 ditëve të ardhshme, sipas raporteve.Burgosja e tij e fundit vjen pasi karriera e tij ka shënuar kulmin dhe lëshoi albumin e tij të ri “Painting Pictures” në fund të marsit dhe këngën e tij “Tunnel Vision” që është bërë një hit i madh në Amerikë.