Koenigsegg Agera RS makina më e shpejtë në botë
Koenigsegg Agera RS është zyrtarisht makina më e shpejtë në botë përsa i përket serive legale për treg.
Ky rekord u arrit pasi Agera RS kapi shpejtësinë prej 444.6 kilometrave për orë gjatë dy xhirove.
Në timonin e makinës, që theu rekordin në Pahrump të Nevadas, ishte Niklas Lilja nga kompania.
Me këtë shpejtësi, kompania suedeze theu rekordin e 431 kilometrave për orë të vendosur nga Bugatti Veyron Super Sport në vitin 2010.