Lajme

14 May 2018

Koleksioni i artit Rockefeller thyen 22 rekorde botërore në ankand

Njëzet e dy rekorde botërore janë vendosur në ankandin e Christie duke përfshirë edhe totalin prej 832 milion dollarë për koleksionin më të madh privat të veprave të artit dhe thesareve të tjera, në pronësi të Peggy dhe David Rockefeller. Peggy Rockefeller vdiq në vitin 1996, dhe David Rockefeller në 2017.

Në ankand u përfshi koleksioni i Rockefeller-it, duke mos zbuluar çmimin minimal në të cilin një vepër do të duhej të shitej ose emrat e blerësve. Christie u shpreh se blerësit u joshën së tepërmi nga i Rockefeller që përfaqësonte dikur suksesin amerikan.

Në listen e shitjeve ishte edhe një pikturë një vajze nudo që mbante një shportë me lule që shkoi për 115 milion dollarë, kundrejt një vlerësimi para-ankandi prej 100 milion dollarësh. Një kanavacë Monet e zambakëve të tij të famshëm u shit për 84 milion dollarë duke tejkaluar në këtë mënyrë 81 million dollarë të mëparshëm për artistin.

Një kanavacë Matisse që përshkruante një grua në një harem turk shkoi për një rekord prej 80.8 milion $. Familja e çiftit të ndjerë po dhuron të gjitha të ardhurat nga shitja e kësaj jave për bamirësi. Shitjet e realizuara gjatë këtij ankandi në Nju Jork janë dyfishi i rekordit të mëparshëm prej 484 milion $.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com