Komediani i njohur tregon një anë tjetër të tij
Komediani dhe showman-i i njohur James Corden është shpërngulur në SHBA me familjen e tij, që pasi u bë drejtuesi i emisionit ‘The Late Late Show’. Këtë të dielë ata janë parë duke shijuar disa momente të bukura në Malibu. 38 vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Julia, luajtën me fëmijët e tyre, djalin Max dhe vajzën Carey, në një park. Ai është fotografuar teksa argëtonte fëmijët i veshur në mënyrë shumë sportive. Pasi luajtën ata u fotografuan teksa shëtisnin në rrugët dhe dyqanet në Malibu. E kështu Cordon tregoi që pavarësisht angazhimeve gjithmonë duhet gjetur kohë për njerëzit më të dashur, për familjen.