Lajme

08 October 2018

Komediani Katt Williams arrestohet për sulm fizik ndaj një shoferi

Komiku amerikan, Katt Williams, është arrestuar në Portland të Oregonit për shkak të sulmit ndaj një vozitësi publik – bën të ditur AP.

Sipas agjencisë së lajmeve, aktori ndodhet në burg, për shkak se e ka sulmuar fizikisht një shofer, i cili duhej ta transportonte atë dhe qenin e tij në qytet, ku komiku duhej të performonte.
47-vjeçari ndodhet në Portland në kuadër të show-t, “Wild ‘N Out”, të Nick Cannon.

Policia ka njoftuar se shoferi i automjetit që është në pronësi të qytetit, ka pësuar lëndime në fytyrë.

Pas incidentit, Williams ishte larguar me një veturë tjetër, mirëpo është arrestuar gjatë fundjavës.
Kundër tij është ngritur padia për sulm të shkallës së katërt, ndërsa seanca dëgjimore do të mbahet sot (e hënë).

Zëdhënësi i Williams nuk e ka komentuar këtë ngjarje, ndërsa autoritetet e burgut nuk kanë pasur informacion nëse ai ka angazhuar një avokat.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com