Komenti i Paris Hilton për Era Istrefin
Këngëtarja nga Kosova ka qenë e pranishme në Amerikë ku ka performuar disa këngë të repertorit të saj dhe edhe kësaj radhe kishte veshur plot stil një palë çizme të gjata të linjës së Paris Hilton.
Mes komenteve të shumta që bukuroshja ka marrë në foton e saj postuar në Instagram, nuk ka munguar edhe vetë komenti i Paris Hilton e cila ka zgjetur ikonën e duhur për të përshkruar pikërisht Erën që shohim në foto: zjarr.
Era dhe Paris kanë bërë edhe “Follow” njëra-tjetrën në Instagram, një dëshmi më shumë kjo për miqësinë e tyre.
Era Istrefi është ndër këngëtaret që kanë arritur të depërtojë mjaft mirë në tregun ndërkombëtar. Stili i saj unik në zë, por edhe gjatë performancave është vlerësuar shumë nga kritikët.