Komentuesi akuzon Aurela Gaçen “Dukesh sikur ke pirë pak “,ja si i përgjigjet kjo e fundit…
Mbrëmjen e djeshme Aurela Gaçe postoi një video në rrjetin social insagram ku njoftonte të gjitha datat e koncerteve që do të mbajë në Amerikë.
Mes shumë komenteve ishte njëri i cili ra më shumë në sy “Je fantastike…edhe pse dukesh sikur ke pirë pak…të lejohet se ditë vere…gëzuar ditën e verës të rujt zoti dhe shumë suksese aurela” -shkruan komentuesi.
Por a jeni kurioz të dini si i është kundërpërgjigjur Aurela…
“hahhah epo vetëm mes nesh kam parë edhe të kenë xhan edhe të të gjykojnë paksa.Mesa shoh videon aq goja smë merret,fjalët me diksion të plotë,mendimet e qarta…kështu që vërtetë se kuptoj si i thuhet dikujt dukesh e pirë kur ka kafe në dorë.Këtej nga flas unë tani është për të ngrënë,jo për të pirë.Nejse.Të falenderoj për respektin.” -e ka mbyllur ajo.