Komentuesi e kritikon se pse na turpëron si Shqipëri/Bleona i’a kthen “O hajdar…”
Dy ditë më parë Bleona Qereti publikoi në rrjetin social instagram një foto të shkëputur nga xhirime e serialit të famshëm amerikan “Paper Empire”.
Mirëpo veshja e saj ishte paksa provokuese gjë që ka rënë sy edhe të komentuesve në instagram të cilët ja kanë vënë në dukje.
Ai që ra në sy ishte komenti i një djali i cili e kritikonte Bleonën se po na turpëronte si Shqipëri me veshjen e saj.
Dhe sigurisht Bleona ka reaguar menjëherë duke i shkruar “O ti hajdar, na fal që të ‘turpërova’, po unë jam me veshjen e filmit se jam me xhirime, kurse ajo ‘shoqja’ është një nga asistentet e produksionit në film. Teknikisht personi që më sjell kafenë. Po pse harxhoj frymën unë me ty dhe nuk ta bëj bllok ashtu siç e meriton ti ‘nona e moralit’, atë nuk e kuptoj.”