Lajme

14 September 2017

Kompanitë e mëdha në garë për të marrë të drejtat e shpërndarjes së filmit ‘James Bond’

“Apple” e “Amazon” po garojnë mes tyre për të marrë të drejtat e shpërndarjes së filmit mbi agjentin James Bond. Sipas “Hollywood Reporter”, përveç tyre në garë janë dhe “Warner Bros”, “Sony”, “Universal” e “Fox”.

Fakti që “Apple” e “Amazon” kanë hedhur këtë hap, tregon interesin e kolosëve hitech në prodhimin e përmbajtjeve video dhe duket se kjo garë shkon përtej të drejtave të markës. Ato po mundohen të futen thellë në botën hollivudiane. “Amazon” dhe “Apple” kanë ofruar të njëjtën shumë parash sa dhe “Warner Bros”.

“Sony” i ka pasur më parë të drejtat e shpërndarjes, por kontrata përfundoi pas daljes së filmit të fundit “Bond”, “Spectre”, në vitin 2015. Filmi arkëtoi 880 milionë dollarë në box office ndërkombëtar.

“James Bond”, i krijuar nga autori britanik Ian Fleming, fillimisht u shfaq në ekran në vitin 1962, me rolin kryesor të luajtur nga Sean Connery. Më pas është portretizuar edhe nga Roger Moore, Pierce Brosnan dhe së fundi nga Daniel Craig.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com