Konfirmohet, Rita Ora performon në Prishtinë në 17 shkurt
Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrjen e artistes me famë ndërkombëtare e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ky do jetë koncerti i parë i Rita Orës në Kosovë.
“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00, para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora” ka thënë Behramaj.
Shënimi i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka filluar me aktivitete të ndryshme.
Rreth 600 mijë euro janë shpenzuar për festimin e kësaj dite të rëndësishme për shqiptarët.
Ndërkaq, Rita Ora do të performojë pa pagesë në këtë koncert.