Lajme

16 March 2018

Konfliktet i përkasin së shkuarës, Rita Ora ritakon miqësisht ish vjehrrën dhe kunatën

Viti 2012, për Rita Ora-n ka qenë një periudhë e vështirë pasi ndarja me Rob Kardashian i solli shumë disavantazhe në jetën sociale. Kris Jenner dhe Kim Kardashian e akuzuan këngëtaren se ndarja e saj me Rob ishte shumë e vështirë dhe e gjitha ishte faji i Ritës.

Ato folën për median rozë se 27-vjeçarja ishte e pandershme dhe se e shfrytëzoi marrëdhënien me Rob për të marrë më shumë famë dhe vëmendje. Në atë periudhë ato e përjashtuan Ritën nga çdo event apo dalje publike të organizuar nga Kardashian-ët dhe këto ngjarje ishin në qëndër të showbiz-it.

Me kalimin e viteve gjithçka është qetësuar dhe 3 vajzat janë takuar për herë të parë që nga viti 2012. Ato janë pajtuar kur u shkëmbyen në një festë të Lorraine Schwatz.
Rita, Kris dhe Kim u dukën mjaft miqësore me njëra-tjetrën dhe duket se konfliktet mes tyre janë shuar përfundimisht.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com