Konflikti mes Young Thug dhe Lil Wayne
Reperi Young Thug kishte planifikuar prej kohësh të publikonte punën e tij të re me titull “Carter 6”, përpara se Lil Wayne të hidhte në treg albumin me titull pothuajse të njëjtë, “The Carter V”. Pas debateve të shumta që ngriti, 22-vjeçari duket se ka ndryshuar mendje. Përmes një video që ka postuar në Instagramin e tij, ai ka njoftuar fansat se albumi do të titullohet “Barter 6” dhe kjo ka ardhur si pasojë e konflikteve të shumta qe ka krijuar me kolegët e tij. Edhe pse nga fjalori që Young Thug ka përdorur duket se ky nuk është një vendim i marrë në kompromis, por i detyruar!