Lajme

29 March 2019

“Çiftet rivale në PS”

Vetëm pak ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj shpalli kandidaturën për të dytën herë radhazi për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste dhe ceremonisë së organizuar në sheshin Nënë Tereza.

Dy çiftet më IN të politikës në vend janë pa dyshim dy figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste të Shqipërisë, kryeministri i vendit Edi Rama me partneren e tij Linda Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me partneren e tij Ajola Xoxa.

E ndërkohë që dalëngadalë Ramës po i mbaron mandati, me sa duket konkurrenti i tij më i fortë nuk është i ashtuquajti rivali i tij në politikë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, por vetë Erion Veliaj, të cilin e promovoi dhe mbështeti vetëm pak ditë më parë për të marrë edhe njëherë postin e Kryetatit të Bashkisë Tiranë.

Ditët e fundit dy çiftet, Edi dhe Linda Rama, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa si rrallëherë ishin në të njëjtin vend, në premierën e një filmi në një kinema në kryeqytet.

Ndërkohë që Rama shpesh kritikohet për stilin e tij paksa të çuditshëm, teksa kombinon kostumet me atlete, apo këpucët serioze me çitjane, Erion Veliaj preferon të jetë fanatik i stilit elegant e njëkohësisht modern, edhe pse më i ri në moshë se Rama.

Për sa u përket bashkëshorteve të dy politikanëve, Linda Rama dhe Ajola Xoxa, vëmë re se edhe këtu familja Veliaj mbizotëron. Linda është një femër e bukur e normalisht e kuruar, por pikët e heshtura të publikut i merr gjithmonë Ajola, nusja e bashkisë. Jo vetëm e bukur, e gjatë dhe me një trup të rregullt por rrezaton gjithmonë me veshjet e saj.

Edhe për publikun “online” duket se më shumë interes ngjall Ajola sesa Linda, pasuar kjo me komente të shumta pozitive për bashkëshorten e lali Erit.

 

Pyetja që na lind menjëherë është: “Mos ndoshta vetë stili koherent e elegant po eliminon Ramën dhe po vjen koha e Veliajt për të qenë në krye të vendit?”

Në fakt, nuk janë të pakta mendimet e tilla. Mes Ramës dhe Veliajt duket se ka një konkurrencë të heshur, ose ndoshta Rama, si një politikan i zgjuar që është, në një të ardhme shumë të afërt mund t’i lërë stafetën Erionit, e të ndihet më krenar sesa të mposhtej nga një konkurrent i PD-së.

Të gjitha mbeten për t’u parë, asgjë nuk dimë të themi me siguri por Erioni dhe Ajola, çiftit kryeministror ia “marrin në kthesë” për sa i përket paraqitjes, jo në tipare sepse ato janë subjektive, por në stil. Kjo është pak, por e sigurt!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com