Konkursi i bukurisë për transgjinorët, shpallet fituesja
“Miss International” është konkursi i bukurisë që organizohet për transgjinorët që prej vitit 2004.
Tradita vazhdon. Këtë vit, për herë të parë në historinë e eventit të bukurisë fituese është shpallur një transgjinore me ngjyrë
Jazell Barbie Royal, fituesja e “Miss International 2019” teksa u shpall fituese dhe shpërtheu në lot dha një mesazh: “Është dikush me ngjyrë në botë, që po shikon tani në këtë moment dhe po thotë; nëse ajo mund t’ia dalë, edhe unë do të shkoj në Miss International Queen vitin e ardhshëm. Do të konkurroj sepse ne jemi të gjithë njësoj dhe të gjithë të barabartë. Dhe unë mendoj se tema e këtij viti është shumë e përshtatshme; barazi në botë”, tha Jazell Barbie Royale, Miss International Queen 2019.