Lajme

29 June 2019

Kosova nuk u pranua në Eurovision

Eurovision, festivali europian i këngës organizohet çdo vit, me location në shtetin e fundit fitues në këtë festival muzikor.

Shteti ynë fqinjë, Kosova nuk është pranuar në Eurovision dhe nuk do e shohim të paktën për disa vite.

Votimi për ndryshimet e statusit në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së, i mbajtur në Oslo, ka përfunduar me një rezultat negativ, raportojnë mediat vendase.

Ndryshimi themelor, i cili synonte hyrjen e Kosovës në EBU (Bashkimi Evropian i Radio Televizioneve), ishte heqja e anëtarësimit në “Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit” si një parakusht për pranimin e një transmetuesi publik në EBU.

Para fillimit të votimit, Serbia, Greqia, Qipro dhe 16 shtete tjera, kërkuan që votimi të bëhej i fshehtë dhe kjo kërkesë e tyre u pranua.

Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.

Kosova është një prej vende me prodhime më të mira muzikore, të cilat ia marrin në kthesë Tiranës së shqipërisë pasi 80% e club-e në Tiranë mbushen me artistë nga Kosova. Gjithashtu vlen për t’u theksuar se emra të njohur me origjinë nga Kosova janë duke korrur sukses në SHBA dhe Britani si Dua Lipa, Rita Ora, Gashi, Era etj.

Kujtojmë se Shqipëria, e cila konkuron në ESC prej vitesh, renditja më e lartë që ka pasur ka qenë përfaqësimi i Rona Nishliut, këngëtare nga Kosova.

Edhe pse ESC është një PR i mirë për çdo shtet mund të themi se Kosova nuk ka nevojë pasi PR më i mirë për këtë shtet janë emrat e sipër përmendur me famë ndërkombëtare 🙂 .

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com