Kourtney Kardashian i lë shumë pak vend imagjinatës
Një person tjetër mund ta gjente veten të përzënë nga restoranti nëqofëse do të paraqitej me këtë veshje, por ky nuk është rasti i Kourtney Kardashian. Jo vetëm që nuk e përzënë por i ofrojnë shërbimin më cilësor të mundshëm. 37 vjeçarja e njohur të premten në mbrëmje kishte zgjedhur për të dalë në Hollywood-in Perëndimor me një veshje përtej provokueses. Fustani që ajo kishte zgjedhur për këtë mbrëmje ishte krejtësisht i tejdukshëm dhe të brendshmet e saj ishin të vetmet pjesë të veshjes që praktikisht mbulonin diçka. Veshjen që i linte shumë pak imagjinatës Kourtney e kishte shoqëruar me një palë këpucë me takë të tejdukshme. Përsa i përket make up-it, motra më e madhe e Kardashian, ishte treguar minimaliste dhe kishte zgjedhur ngjyra afër natyrales.