Krejt papritur Ronela Hajati dhe Young Zerka publikojnë “Diamanta”
Pa asnjë paralajmërim, është publikuar edhe një projekt i ri muzikor. Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës të cilët kanë publikuar këngën e tyre të përbashkët.
“Diamanta”, titullohet kënga e re e dyshes të cilën e kanë shoqëruar me videoklip.
Kënga është realizuar nga Valon Aziri ndërsa teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarja, Ronela.
Për muzikën është kujdesur Big Bang ndërsa për vijën melodike vet autorët e këngës.