Krijuesi i markës së njohur ”Balmain” për Cara Delevingne :“E dua aq shumë sa nuk dua të shoh rroba mbi të”
Edhe pse në moshë shumë të re, krijuesi i markës së njohur ”Balmain”, Olivier Rousteing ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm pothuajse në gjithë botën.
Këtu vlen fiks shprehja ”Çdo artist ka muzën e vet” dhe pikërisht dhe stilisti i njohur mesa duket ka muzë modelen e njohur Cara Delevingne.
Ditët e fundit Olivier ka prezantuar disa foto zyrtare të 2019 të markës së tij ku protagoniste ishte modelja në fjalë.
Në një ndër fotot e publikuara shfaqet ai sëbashku me Cara-n të dy ”topless” ku të dy i kishin duart tek gjoksi i modeles.
“Unë e dua aq shumë sa që nuk dua të shoh rroba mbi të”, ka thënë Olivier Rousteing për Cara-n.