Kris Jenner flet për videon e “nxehtë” të Kim Kardashian: Ishte shkatërruese
Së fundmi, Kris Jenner ka folur për herë të parë për një nga ngjarjet më të përfolura brenda familjes Kardashian. Bëhet fjalë për videon e nxehtë të vajzës së saj Kim Kardashian.
Gjatë intervistës për “Fox News”, Jenner u pyet nëse falë videos, ku vajza e saj shfaqej lakuriq së bashku me Ray J, ajo dhe familja e saj arritën të marrin famë ndërkombëtare.
“E di që nuk mund të kontrollojmë dot se çfarë njerëzit thonë dhe sigurisht që ishte një situatë shumë e vështirë për t’u kaluar. E vetmja gjë që di me siguri është se mund të kalosh gjithçka, nëse qëndron e bashkuar si familje. Por nuk ja uroj asnjë nëne të kaloj, atë që kalova unë. Ishte shkatërruese”,shprehet Kris, duke anashkaluar pyetjen nëse prej videos u bënë të famshëm.
Pavarësisht gjithçkaje mund të themi se video me pullë të kuqe bëri të mundur që Kardashian – Jenner, falë saj të arrinin të ndërtonin një nga reality show-t më të ndjekura në botë, vetëm disa javë pas publikimit të saj.