Kristi i Big Brother i propozon të dashurës së tij live nga “Festa e Birrës” në Korçë
Dje në qytetin e Korçës ka startuar edhe “Festa e Birrës”.Mes qindra njerëzve të mbledhur në Korçë për të festuar ka ndodhur edhe një propozim tejet romantik nga dy personazhe të njohur të showbizit. Ish-banori i “Big Brother” Kristi Beçka i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Tea Zhuli.
Ata u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe u bënë çift menjëherë pas daljes nga shtëpia. Ata kanë menduar të kalojnë edhe në hapa më seriozë në jetën e tyre dhe Kristi ka zgjedhur mënyrën më të bukur për t’i propozuar Teas që padyshim ajo nuk e priste.
Ai është ngjitur në skenë dhe para qindra njerëzve i është ulur në gjunjë Teas duke i propozuar për martesë. Një gjest që i ka emocionuar gjithë të pranishmit, të cilët kanë shpërthyer në duartrokitje dhe brohorima.
Qyteti i Korçës në këtë moment magjik u mbulua nga dritat dhe fishekzjarrët duke e shtuar akoma më shumë atmosferën emocionuese të krijuar.